Komunikimi
Kur flisni me profesionistë për shëndetin tuaj, është shumë e rëndësishme që komunikimi të funksionojë. Nëse aftësitë tuaja gjuhësore nuk janë mjaft të mira, një përkthyes ndërkulturor do t'ju ndihmojë.
Përkthyesit ndërkulturorë përkthejnë përmbajtjen e një bisede me një specialist gojarisht për ju. Si rezultat, ka më pak keqkuptime. Një përkthim profesional është veçanërisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për shëndetin.
Vetëm në raste të jashtëzakonshme të afërmit ose të njohurit duhet t'i përkthejnë.
Shumë spitale, shkolla dhe institucione sociale ofrojnë interpretime ndërkulturore falas.

Informacion mjekësor / Shpjegime
Zyrat e kontaktit
Shkruani kodin tuaj postar, në mënyrë që t'ju tregojmë zyrën më të afërt të kontaktit